Lidhje

Kryeministri turk Erdogan nesër në Greqi


Kryeministri turk Erdogan nesër në Greqi
Kryeministri turk Erdogan nesër në Greqi

Kryeministri turk niset nesër për në Greqi në atë që Ankaraja e quan vizitë “revolucionare” që synon të nxisë bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve që kanë qenë rivale për një kohë të gjatë.

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdohan dhe homologu i tij grej Jorgo Papandreu do të bisedojnë për çështje që përfshijnë turizmin, imigracionin dhe energjinë. Analistët dhe zyrtarët e dy qeverive thonë se priten disa marrëveshje gjatë vizitës dy-ditore.

Rivalët rajonalë për shekuj me radhë, Greqia dhe Turqia, përmirësuan marrëdhëniet në vitin 1999 pasi tërmete shkatërruese goditën dy vendet brenda pak javëve. Në atë kohë, zoti Papandreu, në atë kohë ministër i jashtëm i Greqisë, bashkëpunoi ngushtë me homologun e tij të ndjerë të asaj kohe, Ismail Cem.

Greqia kërkon bashkëpunim më të gjerë me Ankaranë mbi çështjet e imigracionit të paligjshëm nga Turqia, ndërsa qeveria e Ankarasë përpiqet të fitojë një farë mbështetjeje nga Athina për aspiratën e saj për Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG