Lidhje

Kthimi i emigrantëve nga Greqia dhe legalizimet në jug


Kthimi i emigrantëve nga Greqia dhe legalizimet në jug

Kthimi i emigrantëve nga Greqia dhe legalizimet në jug

Zyrtarët e legalizimit të ndërtimeve në Jug të Shqipërisë shpresojnë se kthimi i emigrantëve shqiptarë nga Greqia do të nxisë finalizmimin e këtij proçesi.

Shumë prej dosjeve të ndërtimeve, megjithëse janë mbyllur, nuk janë paguar nga banorët duke krijuar vështirësi. Në Gjirokastër mbetet ende e pazgjidhur edhe çështja e disa dhjetëra ndërtimeve jashtë kritereve në zonën muzeale të qytetit.

Kthimi nga Greqia i disa mijëra emigrantëve shqiptarë pritet të nxisë finalizimin e një proçesi mjaft të rëndësishëm në Shqipëri:legalizimin e ndërtimeve të paligjshme. Në zonat jugore të Shqiëprisë shumë dosje megjithëse janë përfunduar nga zyrat e legalizimeve presin pagesën e faturave nga vetë qyetarët që kanë aplikuar.

Drejtori i Zyrës së Aluiznit ne Gjirokaster Dejvi Mezini thotë se në të gjitha qytetet ka përfunduar tashmë procesi I shqyrtimit të aplikimeve dhe ritmet më të ulta janë në zonat rurale. Zoti Mezini thotë se Agjensia u ka përcjellë aplikantëve njoftimet për përfundimin e dosjeve por vihet re një interesim i ulët për të kryer pagesat financiare që do të çonin në finalizimin e proçesit.

Drejtori i Agjensisë thotë se mbetet ende e pazgjidhur edhe çështja e legalizimit të ndërtimeve në Qendrën Historike të Gjirokastrës, Pasuri Botërore e Unesco-s.

Këto ndërhyrje shpesh të bëra në elementë të banesave historike nuk trajtohen nga Ligji për Legalizmet dhe nevojitet një bashkërendimi i masave me strukturat që mbrojnë trashëgiminë kulturore për trajtimin e tyre thotë zoti Mezini. Mbetet që kjo fazë të fillojë pas përfundimit të procesit të legalizimit të ndërtimeve të tjera vërejnë zyrtarët.

Përfundimi i procesit të legalizimit do tu jepte mundësi, sipas ekspertëve , banorëve që kapitali i tyre të përdoret në dobi të zhvillimin ekonomik dhe urban.

Në të tre rrethet e Qarkut të Gjirokastrës janë vetëdeklaruar mbi 2000 ndërtime pa leje, pjesa më e madhe e të cilëve në zonë e Përmetit.Në jug të vendit ekziston vetëm një zonë informale , në Komunën e Lazaratit, ku janë ndërtuar mbi 150 objekte që janë tashmë në proçesin e lagalizimit.

XS
SM
MD
LG