Lidhje

Kuarteti i Lindjes së Mesme takohet të dielën në Nju Jork

  • Zëri Amerikës

Kuarteti i Lindjes së Mesme takohet të dielën në Nju Jork

Kuarteti i Lindjes së Mesme takohet të dielën në Nju Jork

Grupi i njohur si Kuarteti i Lindjes së Mesme do të takohet të dielën në Nju Jork në përpjekjen e fundit për të bindur palestinezët të heqin dorë nga planet e tyre për të kërkuar njohjen e pavarësisë në takimin e javës së ardhshme të OKB-së.

Takimi i grupit, i cili përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, OKB-ja dhe Rusia, ndodh pasi kryeministri izraelit Benjamin Natanjahu e quajti të kotë planin e palestinezëve për të kërkuar njohje nga OKB-ja.

Zoti Natanjahu bëri një deklaratë pasi udhëheqësi palestinez Mahmud Abaz shprehu mbështetje për një vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi çështjen e shtetësisë që do t’i jepte të drejtë palestinezëve të bëhen anëtarë me të drejta të plota në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Zoti Abaz tha të premten se anëtarësimi në OKB është e drejtë legjitime e palestinezëve.

XS
SM
MD
LG