Lidhje

Kushtetuta personale e Uashingtonit në ankand


Kopjet 223 vjeçare të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara dhe Deklaratës së të Drejtave të presidentit të parë amerikan, George Washingtonit, pritet të shkojnë në ankand për një shifër mes 2 dhe 3 milionë dollarëve nga fundi i këtij muaji.

Këto dokumente janë pjesë e një libri që përmban shënime të Washingtonit, mes tyre edhe shënime për përgjegjësitë e tij si president. Libri është në gjendje të mirë.
Firma Kristi e ankandeve ka në plan ta zhvillojë ankandin më 22 qershor.

Kopja e këtij libri të presidentit amerikan ishte në zotërim të pasardhësve të tij deri në vitin 1876, vit kur ai u shit. George Washingtoni ishte presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara dhe shërbeu në këtë detyrë në vitet 1789 – 1797.
XS
SM
MD
LG