Lidhje

Lehtësohet situata financiare e Greqisë


Situata e rënduar financiare e Greqisë u lehtësua disi, ndërsa qeveria mori sot këstin e parë të kredisë së re dhe nxori në shitje bono të reja thesari duke tërhequr investitorët. Zyrtarët grekë thanë sot se qeveria mori 10 miliardë dollarë nga vendet evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Kësti e shpëtoi Greqinë nga falimentimi. Shumica e fondeve do të përdoren për të paguar bankat qendrore të 17 vendeve të Eurozonës që kanë blerë bono greke të thesarit. Ndërkohë, Greqia shiti sot bonot e reja të thesarit, për herë të parë që pas arritjes së marrëveshjes për 171 miliardë dollarët e ndihmave dhe faljen e 141 miliardë dollarëve nga borxhi që u kishte kreditorëve privatë.

Këtu në Washington, Sekretari i Thesarit Timothy Geithner tha se Evropa ka bërë përparim shumë të madh në zgjidhjen e krizës dy vjeçare të borxheve qeveritare që ishte përqëndruar tek problemet e thella financiare të Greqisë. Megjithatë zyrtari amerikan theksoi se Eurozona është vetëm në hapat e parë të vendosjes së një kontrolli më të fortë mbi shpenzimet dhe se rritja ekonomike e kontinetit do të jetë e dobët për disa kohë.

XS
SM
MD
LG