Lidhje

Letoni, 47 të vrarë dhe 35 të plagosur


Autoritetet në Letoni thonë se numri i të vrarëve nga shembja e çatisë së një supermarketi ka shkuar në rreth 47 vetë, përfshirë 3 zjarrfikës. Autoritetet thonë se 35 persona të tjerë janë plagosur.

Punonjësit e shpëtimit nuk po punojnë më sot periodisht, pasi u kanë kërkuar të afërmve të personave që rezultojnë të zhdukur që të telefonojnë të dashurit e tyre. Kjo do t’i lejonte ekipet e shpëtimit të përcaktojnë vendin ku bien telefonat nën gërmadha.

Ministri i Brendshëm tha se shkelja e kodit të ndërtimeve mund të ketë qenë arsyeja e rrëzimit të çatisë së dyqanit, me një sipërfaqe 500 metra katrore. Supermarketi ndodhet pranë kryeqytetit Riga të Letonisë.

XS
SM
MD
LG