Lidhje

Libi: Forcat pro Gadafit goditin me raketa rebelët pranë Tunizisë


Libi: Forcat pro Gadafit goditin me raketa rebelët pranë Tunizisë
Libi: Forcat pro Gadafit goditin me raketa rebelët pranë Tunizisë

Rebelët libianë thonë se forcat besnike të udhëheqësit Moamar Gadafi kanë goditur me raketa luftëtarët opozitarë pranë kufirit me Tunizinë.

Agjencia e lajmeve Reuters citon dëshmitarë të cilët thonë se raketat libiane janë hedhur përtej kufirit, duke përfunduar në Tunizi, një veprim i cili mund të rrisë tensionet që tashmë janë të larta mes dy vendeve.

Libia hodhi raketa në Tunizi më 17 maj, dhe qeveria e Tunizisë ka kërcënuar ta denoncojë fqinjin e saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për veprime “armiqësore”. Forcat libiane gjithashtu janë angazhuar në përleshje të shkurtra të herëpashershme me trupat tuniziane mbasi luftimet në Libi janë përhapur përgjatë kufirit.

Ndërkaq, Organizata Ndërkombëtare për Migrimin tha sot se ka evakuar më shumë se 220 migrantë dhe 30 të plagosur të luftës nga porti perëndimor i Misratës për në Bengazi.

Sipas kësaj organizate, mes të plagosurve ishte edhe një djalë 12 vjeçar.

XS
SM
MD
LG