Lidhje

6 ushtarë të vrarë në Libi


Zyrtarët libianë thonë se gjashtë ushtarë u vranë në përleshjet mes forcave speciale dhe aktivistëve të armatosur që sulmuan disa objekte ushtarake.

Përleshjet shpërthyen sot në mëngjes në qytetin lindor të Bengazit. Banorët thonë se trazirat filluan disa orë pasi një grup njerëzish hynë në një kompleks tjetër ushtarak në qytet.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për incidentin.

Por tensionet në Bengazi janë të larta, pas një përplasjeje javën e kaluar mes protestuesve dhe një milicie aleate të qeverisë, ku humbën jetën 31 persona.

Dhuna filloi pasi protestuesit sulmuan një bazë të përdorur nga milicia islamike të cilët paguhen nga qeveria për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë.
XS
SM
MD
LG