Lidhje

Libi: Vazhdojnë luftimet në lindje të vendit


Libi: Vazhdojnë luftimet në lindje të vendit
Libi: Vazhdojnë luftimet në lindje të vendit

Forcat besnike të udhëheqësit Moamar Gadafi kanë goditur me raketa pozicionet pranë qytetit lindor të Axhdabisë ditën e sotme.

Nuk është bërë e qartë menjëherë nëse ka patur të vrarë nga bombardimet e artilerisë, të cilat vijnë një ditë mbas luftimeve në perëndim të qytetit, ku u vranë të paktën 7 persona e u plagosën 27 të tjerë.

Sipas njoftimeve luftimet u zhvilluan dje në të paktën dy qytete të tjera të Libisë.

Dëshmitarë kanë njoftuar për luftime të ashpra dhe në qytetin perëndimor të Misrata. Kryengritësit kanë akzuar forcat mbështetëse të qeveisë që kanë përdorur bombat thërrmuese në qytet - një akuzë që nuk pranohet nga forcat mbështetëse të Gadafit.

Një zëdhënës i kryengritësve i tha agjencisë Reuters se forcat e Moamar Gadafit kanë hedhur të paktën 100 predha me municion të jashtëligjshëm në një zonë industriale të qytetit ditën e djeshme.

XS
SM
MD
LG