Lidhje

Tronditet regjimi libian, ndërsa shkallëzohen protestat antiqeveritare


Tronditet regjimi libian, ndërsa shkallëzohen protestat antiqeveritare
Tronditet regjimi libian, ndërsa shkallëzohen protestat antiqeveritare

Në një përpjekje sfiduese Moammar Gadhafi po përpiqet të shtypë një kryengritje popullore në mbarë Libinë, ndërkohë që ushtria, policia dhe diplomatët braktisin postet e tyre dhe pjesë të territorit ranë nën kontrollin e forcave kundër regjimit.

Udhëheqësi i Libisë u pa për pak kohë në televizionin shtetëror mbrëmë vonë duke u përkulur nga vendi i parë i një mikrobusi dhe tha se gjendej në Tripoli dhe jo në Venezuelë. Njoftimet e mëparshme thonin se ai po kërkonte azil në vendin e Amerikës së Jugut.

Njoftimet nga kryeqyteti Tripoli thonë se helikopterët dhe avionët luftarakë kishin qëlluar pjesë të qytetit por djali i Gadhafit, Saif al-Islam Gaddafi tha se aeroplanët kishin goditur një grumbull municionesh. Dëshmitarët në Tripoli njoftuan për raste të shumta ku mercenarë afrikanë kishin hapur zjarr ndaj protestuesve. Dy qytetarë të atij vendi thanë se kishin parë ushtarë afrikanë të zbrisnin nga aeroplanë ushtarakë transporti në një bazë ajrore në afërsi të kryeqytetit.

Banorët thanë se turma njerëzish mbështetës të Gadhafit pushtuan Sheshin Jeshil të Tripolit pasi kaminonë me njerëz të aramtosur arritën aty dhe hapën zjarr ndaj demostruesve antiqeveritarë. Dega legjislative dhe dy ndërtesa qeveritare strehë e kanaleve televizive libiane ishin mes ndërtesave që iu vu zjarri ndërkohë që aktivistët e opozitës u përleshen me forcat e sigurisë dhe përkrahësit qeveritarë. Human Rights Watch thotë se ka konfirmuar 233 të vrarë në pesë ditë dhune, kryesisht në pjesën lindore të vendit që njoftohet se ka rënë në dorën e forcave anti-qeveritare.

Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka thënë se do të zhvillojë sot një takim me dyer të mbyllura për të diskutuar krizën.

Një shenjë që tregon se qeveria ka patur lëkundje të brendshme është largimi i disa zyrtarëve të lartë përfshi ministrin e drejtësisë dhe pjesëtarë të misionit libian në OKB nga kolonel Gadhafi. Zëvendës ambasadori i Libisë në OKB, Ibrahim Dabbashi, i bëri thirrje Gadhafit që të largohet nga pushteti dhe se ai duhet të gjykohet për krime lufte. Ai e akuzoi regjimin se kishte “filluar gjenocidin ndaj popullit libian.”

XS
SM
MD
LG