Lidhje

Lidhja Arabe pezullon anëtarësimin e Sirisë

  • Zëri Amerikës

Lidhja Arabe pezullon anëtarësimin e Sirisë

Lidhja Arabe pezullon anëtarësimin e Sirisë

Lidhja Arabe vendosi të pezullojnë anëtarësimin e Sirisë në organizatë derisa qeveria e presidentit Bashar al-Assad të zbatojë një plan paqeje për t’i dhënë fund shtypjes së dhunshme të protestave.

Kryeministri i Katarit, njëkohësisht kryetar i Lidhjes Arabe, Hamad bin Jassim al-Thani, u tha sot gazetarëve se Siria mbetet anëtare në organizatën me 22 anëtarë, por duhet t’i heqë trupat nga rrugët, të fillojë bisedimet me opozitën dhe të lirojë të burgosurit politikë sipas planit të paqes që u ndërmjetësua para disa ditësh.

Zoti Thani tha gjithashtu se Lidhja po u bën thirrje të gjitha shteteve arabe që të tërheqin ambasadorët nga Siria dhe të shqyrtojnë mundësinë e sanksioneve ekonomike. Vendimi u mor sot në një mbledhje urgjente. Siria, Libani dhe Jemeni votuan kundër rezolutës ndërsa Iraku abstenoi.

XS
SM
MD
LG