Lidhje

Një 44-vjeçar nga Miçigani fiton lotarinë kombëtare


Donald Lawson do të marrë afro 159 milionë dollarë nga lotaria prej 337 milionë dollarësh, pasi të paguajë afro 50% të shumës për taksa

Një 44-vjeçar nga shteti i Miçiganit kanë fituar shumën e tretë më të madhe të lotarisë kombëtare amerikane.

Donald Lawson, baba me dy fëmijë, e la menjëherë punën si inxhinier hekurudhash, kur mësoi se kishte fituar lotarinë prej 337 milionë dollarësh. Ai u premtoi një pjesë të parave edhe disa të afërmve të tij, të cilët gjithashtu lanë punën.

Donald Lawson, i cili vendosi t’i marrë paratë fitimet nga lotaria në një shumë të vetme, do të paguajë thuajse 50 për qind të shumës si taksa dhe do t’i mbeten 158 milionë e 700 mijë dollarë.

Ai thotë se ka në plan të vazhdojë të jetojë një jetë të thjeshtë, megjithëse e ka të qartë që gjendja e tij ekonomike do të përmirësohet shumë.

Donald Lawson e bleu biletën e lotarisë në një pikë karburanti, ku i zgjodhi vetë 6 numrat fitues, në vend që të merrte biletë me numra të zgjedhura nga kompiuteri.
XS
SM
MD
LG