Lidhje

Një Maji pa protesta dhe rregullimi i tregut të punës


Sot në ditën ndërkombëtare të punëtorëve në Shqipëri nuk u zhvilluan veprimtari sindikaliste, megjithëse papunësia është rritur dhe kushtet e punës në një pjesë të madhe firmash janë të vështira. Zyrtarisht papunësia është mbi 15 për qind, ndërsa ekspertë të pavarur vlerësojnë se papunësia e vërtetë është afro dyfishi i saj.

Prej 20 vjetësh punëtorët shqiptarë nuk organizojnë sindikata të rëndësishme për bisedime me pronarët dhe me qeverinë për të mbrojtur veten dhe për të rregulluar kushtet e punës. Shumë vetë punojnë në të zezë, shumë të tjerë punojnë me paga minimale dhe shumë të tjerë presin t'u zënë vendin, duke pritur pa durim të hapen vende pune.

Një maji në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:15 0:00

Problem po aq i madh sa papunësia është cilësia e punësimit. Me ndihmën e Organizatës Ndërkombëtare e Punës qeveria hartoi një strategji për rritjen e punësimit në raport të drejtë me rritjen e ekonomisë. Për shkak të ekonomisë informale, Shqipëria i ka të gjitha llojet e punës dhe të papunësisë; shumë njerëz punojnë jashtë kushteve ligjore dhe pa standarte, pakkush kujdeset për të drejtat e punëtorëve dhe kushtet e punës.

Krahas punës në të zezë, shumë njerëz nuk kërkojnë punë, sepse kanë humbur shpresën, por ekspertët vlerësojnë nëpër studime vetëm ata që kërkojë punë, sepse ata quhen njerëz ekonomikisht aktivë.

Ekspertë të pavarur vlerësojnë se në Shqipëri mungon vetë tregu i punës si një sistem institucionesh, prandaj njerëzit emigrojnë, punojnë në të zezë, ose vetëpunësohen familjarisht. Prandaj vendi ka nevojë sipas tyre, për punësim cilësor me të drejta, me kushte të mira, me sigurime shoqërore dhe me shanse të barabarta për të gjitha shtresat e popullsisë.

Prej disa vitesh ekonomia shqiptare është frenuar, duke humbur vende pune, ndërsa tani pritet e kundërta, rritja e prodhimit dhe rritja ekonomike vjen e lidhur me punësimin.

XS
SM
MD
LG