Lidhje

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali në luftën kundër drogës


Në Tiranë, përfaqësues të policisë shqiptare dhe të Guardia di Finanza italiane zhvilluan një takim koordinues për mbikëqyrjen ajrore operacionale me fluturime mbi territorin shqiptar. Protokolli i Operacioneve përfshin fluturime gjatë qershor - shtator 2016, sipas marrëveshjes së 4 vjetëve më parë.

Zëvendës-drejtori i policisë së shtetit, Rebani Jaupi paraqiti rezultatet e luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike në periudhën e parë të këtij viti. Zoti Jaupi u komandua si drejtor i Policisë së Shtetit, pas pezullimit të zotit Haki Çako për shkak të hetimeve mbi përgjimet e dyshuara. Zoti Jaupi tha se bashkëpunimi me Policinë Italiane po e përmirëson më tej punën e Policisë Shqiptare dhe po bën më të vendosur për të goditur narkotikët dhe trafiqet e çdo lloji.

Me miratimin e palës italiane, monitorimi ajror do të vazhdojë në të gjitha zonat problematike.

Të dy palët kanë hartuar një plan veprimi për monitorimin e përbashkët ajror, i cili ka qenë i suksesshëm vitet e fundit.

Përfaqësues i Delegacionit italian Karlo Verdilione vlerësoi bashkëpunimin shqiptar dhe rezultatet e përbashkëta kundër krimit. Monitorimi i përbashkët, tha ai, ka sjellë tre vitet e fundit një rritje konstante të rezultateve.

XS
SM
MD
LG