Lidhje

Lugina Shën Luis e Kolorados, prodhues kryesor i energjisë diellore

  • Zulima Palacio

Lugina Shën Luis e Kolorados, prodhues kryesor i energjisë diellore

Lugina Shën Luis e Kolorados, prodhues kryesor i energjisë diellore

Lugina Shën Luis e Kolorados, një shkretëtirë alpine, po bëhet me shpejtësi prodhuesi kryesor i energjisë diellore në Shtetet e Bashkuara. Disa kompani këtu gjenerojnë energji elektrike në sasi industriale dhe të tjera janë duke u ndërtuar. Sipas ligjit të Kolorados, 30 përqind e energjisë që përdoret në këtë shtet duhet të sigurohet nga burime të rinovueshme deri në vitin 2020. Por duke patur parasysh kërkesat për energji, ditët me diell gjatë gjithë vitit në kontenë Alamosa nuk do të jenë të mjaftueshme.

Lugina Shën Luis ka më shumë se 340 ditë me diell gjatë gjithë vitit, prandaj industria e energjisë diellore këtu është në ngritje. Nik Thiel është menaxher i fermës diellore të San Luisit.

“Kjo është një hapësirë përafrësisht 90 hektarësh, me rreth 110 mijë panele që janë të barabartë me 30 megavat energji”.

Kompania thotë se kjo është e mjaftueshme për të furnizuar me energji më shumë se 7500 shtëpi.

“Në mëngjes, kur lind dielli mbi ato male, sensorët thithin rrezet e diellit dhe lëvizin në sinkroni me diellin. Në mëngjes ata janë të kthyer nga lindja dhe gjatë ditë ato ndjekin diellin deri perëndim”.

Në këtë luginë, fermat diellore po zgjerohen me shpejtësi, duke e bërë Koloradon prodhuesin e tretë më të madh të energjisë elektrike në Shtetet e Bashkuara, pas Kalifornisë dhe Nju Xhërsit. Megjithatë dielli nuk është i mjaftueshëm.

Konteja Alamosa, njënga më të mëdhatë në rajon, ka gjashtë ferma diellore. Komisioneri i saj, Darius Allen, thotë se 650 hektarë janë caktuar për energji diellore dhe sipërfaqe të tjera mund të jepen për prodhimin e energjisë diellore, nëse infrastruktura do të ishte më e mirë.

“Tani për tani, linjat e furnizimt që ne kemi punojnë me kapacitet maksimal”.

Por ky nuk është problemi i vetëm. Lugina Shën Luis ëshët një zonë bujqësore, ku kultivohen patate, drithëra, trifil dhe bar për bagëtinë. Fermerët janë të shqetësuar se toka po përdoret nga industria e energjisë diellore. Steve Vandiver është menaxher i përgjithshëm i distriktit Rio Grande të konservimit të ujit.

“Nëse bujqësia këtu do të humbasë, neve nuk na mbetet gjë tjetër”.

Bujqësia në luginë përballet edhe me një kërcënim tjetër. Toka, lumenjtë dhe rezervuaret nën luginë janë duke u tharë. Edhe ky femomen ndikon tek energjia diellore.

“Disa nga uzinat më të mëdha, uzinat termo-diellore, shfrytëzojnë një sasi të madhe uji. Duhet një sipërfaqe e madhe toke për të krijuar impiante të furnizimit me ujë për uzina të tilla”.

Panelet diellore gjithashtu duhet të lahen për shkak të pluhurit që grumbullohet në to.

Mungesa e ujit i ka detyruar autoritetet të bëjnë plane për mbylljen e disa qindra puseve dhe ndërprerjen e punimit të tokës bujqësore.

“Në të gjithë luginën fjalë është ndoshta për 24 mijë deri në 32 mijë hektarë që nuk do të përdoren më si tokë bujqësore”.

Kjo i shqetëson fermerët. Xhorxh Whitten është brezi i tretë i pronarëve të kësaj freme organike. Kohët e fundit ai dhe e shoqja, Xhuli, aktiviste e mjedisit dhe arsimtare, organizuan fqinjët për t’iu kundërvënë ndërtimit të një ferme diellore prej 800 hektarësh ngjitur me tokën e tyre. Ata e fituan çështjen dhe projekti u pezullua.

“Nuk e kisha menduar kurrë se do të luftoja kundër energjisë diellore, ishte diçka jo e çuditëshme”.

“Ato janë pasqyra gjigande parabolike. Ato kanë madhësinë e një teatri dhe do të ishin instaluar 9 mijë të rilla përgjatë linjave të tensionit”.

Çifti Whitten thotë se objektet industiale, qofshin edhe ato diellore, nuk duhet të zëvendësojnë bujqësinë. Ata thonë se në vend që të kursejnë energji, amerikanët po përpiqen të gjejnë mënyra se të përdorin më shumë energji.

XS
SM
MD
LG