Lidhje

Maqedonia drejt zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare


Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, tha sot se partia e tij VMRO-DPMNE nuk do t’u nënshtrohet kërcënimeve e përçmimeve nga Bashkim Demokratik për Integrim dhe është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Komentet e tij pasuan kerkesën e bërë nga BDI-ja për shpërbërjen e Parlamentit, që do t’i hapte rrugën zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që do të mund të mbaheshin së bashku me balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, më 27 prill.

Ai tha se, BDI e Ali Ahmetit po synon të përfitojë një nga tre funksionet kryesore udhëheqëse të shtetit.

BDI tha me herët se do të bojkotojë zgjedhjet presidenciale dhe do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare nëse VMRO-ja zgjedh kandidat të njëanshëm për president duke injoruar kërkesën për kandidat konsensual.

VMRO-ja, sot në kuvendin e saj pritet të caktojë presidentit aktual George Ivanov kandidat për një mandat të dytë presidencial.
XS
SM
MD
LG