Lidhje

Maqedoni: Shpërndahet parlamenti


Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, mbrëmë pak para mesnatës konstatoi shpërbërjen e parlamentit, në bazë të vendimit që morën deputetët e këtij parlamenti më 23 shkurt të këtij viti. Parlamenti u shpërbë për t’i hapur rrugën mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 5 qershor.

Maqedoni: Shpërndahet parlamenti
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:09 0:00

Seanca e shpërbërjes u bojkotua nga deputetët e Lidhjes Social Demokrate të opozitës.

Ndërkohë, Zoran Zaev i LSDM-së në një konferencë shtypi më pas njoftoi se partia e tij do t’i bojkotojë zgjedhjet e 5 qershorit. Ai drejtoi kritika ndaj pushtetit, ndërsa tha se 124 mijë votues të kontestueshëm nuk u kontrolluan dhe se pushteti refuzon t’i fshijë votuesit fiktiv. Zaev tha se angazhohet për një listë të pastër zgjedhore, ndarje të partisë nga shteti dhe respektimin e atyre që ai i quajti, parime të Marrëveshjes së Përzhinës.

Ai më tej theksoi se “do të kërkohen mënyra për të arritur lirinë së bashku me opinionin demokratik në vend. Pa zgjedhje të lira nuk ka liri dhe demokraci”, tha ai.

“Do të bëjmë çmos që ministrat tanë të mos marrin pjesë në një qeveri kriminale”, tha ai duke komentuar vendimin për tërheqjen e ministrave të LSDM-së nga qeveria teknike e vendit. Drejtuesi opozitar bëri me dije se për vendimin e partisë ka njoftuar edhe faktorin ndërkombëtar, me të cilin gjatë gjithë ditës, si tha, ka qenë në komunikim.

Ai tha se të enjten partia përsëri do të ritakohet për të diskutuar mënyrat e veprimit të mëtutjeshëm.

XS
SM
MD
LG