Lidhje

Maqedoni: Dy politikanë shqiptarë dorëhiqen nga qeveria

  • Isak Ramadani

Zëvendëskryeministrja për Integrime Evropiane, Arifi dhe Ministri i Pushtetit Vendor Bejta do të përfshihen në garën zgjedhore të 24 marsit

Në Maqedoni, Zëvendëskryeministrja për Integrime Evropiane, Teuta Arifi dhe Ministri i Pushtetit Vendor Nevzat Bejta kanë dhënë sot dorëheqjen nga postet qeveritare, për shkak të përfshirjes në garën për zgjedhjet vendore të 24 marsit.

Dy kuadrot e Bashkimit Demokratik për Integrim kandidojnë për kryetarë të komunës së Tetovës, përkatësisht të Gostivarit dhe këtë hap e kanë ndërmarrë për çështje morale, siç thonë, sepse ligji nuk i detyron të lënë postet qeveritare.

Disa ditë më parë, edhe deputeti i BDI-së Arben Labënishta dha dorëheqjen nga posti i lgjvënësit, për shkak të kandidaturës për Kryetar të Komunës së Strugës.
BDI shpreson se kjo strategji do të ndikojë tek elektorati, për të fituar më shumë vota. Vendime të tilla në disa raste janë mbështetur, por në disa raste të tjera kanë nxitur debate në publik.
XS
SM
MD
LG