Lidhje

Vdes Cuomo, tri herë guvernator i NY


Vdiq në moshën 82-vjeçare Mario Cuomo, tri herë guvernator i shtetit Nju Jork dhe i ati i guvernatorit të tanishëm Andrew Cuomo.

Zoti Cuomo, demokrat liberal, nuk e kërkoi asnjëherë emërimin si kandidat presidencial megjithëse ka qenë dy herë në krye të favoritëve për të hyrë në garë.

Ai pritej të ishte dje të enjten në inaugurimin e dytë të djalit të tij si guvernator, por nuk mori pjesë për shkak të problemeve shëndetësore.

Zoti Cuomo pati ndikim të madh në politikën e Nju Jorkut si guvernator nga viti 1983 deri në 1994 dhe u bë i njohur në të gjithë vendin si njeriu që diti të tregojë historinë e prejardhjes së vet nga një familje e thjeshtë deri në poste të larta politike dhe që bëri thirrje për drejtësi shoqërore.

Zoti Cuomo dhe gruaja e tij, Matilda, kishin tre vajza dhe dy djem. Andrew ishte avokat para se të bëhej guvernator i Nju Jorkut. Djali i tij i dytë, Chris, është një gazetar i rrjetit CNN. E bija, Maria, u martua me stilistin Kenneth Cole.

XS
SM
MD
LG