Lidhje

Bashkëpunim Shqipëri-Maqedoni kundër ISIS


Shqipëria dhe Maqedoni ranë dakort të forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër elementëve terroristë të angazhuar në njësitë e Isis në Irak dhe Siri. Kjo u bë e ditur në përfundim të takimit në Tiranë mes ministrave të Brendshëm të të dy vendeve

Ministri shqiptar Saimir Tahiri tha se është rënë dakort për ngritjen e një grupi të përbashkët pune i cili do të marrë në shqyrtim dhe identifikojë çështjet prioritare duke përcaktuar zgjidhjet për të bashkëpunuar në mënyrë intensive në kuadër të luftës së përbashkët, shpjegoi zoti Tahiri.

Janë disa dhjetra shqiptarë të besimit muslimanë të cilët janë rekrutuar për t’u bërë pjesë e luftimeve në Siri dhe Irak. Fenomeni ka prekur më pak Maqedoninë. Megjithatë ky vend, sic tha dhe ministrja e Brendshme Gordana Jankulovska, ka bërë ndryshime në Kodin Penal për të gjithë ata që marrin pjesë në grupe paraushtarake, si dhe pjesëmarrësit në grupe terroriste.
Sipas ministres maqedonase, masat e koordinuara me palën shqiptare do të japin rezultate me konkrete në luftën kundër terrorizimit por edhe krimit të organizuar.

XS
SM
MD
LG