Lidhje

Marusia, makina Ferrari e Rusisë


Marusia, makina Ferrari e Rusisë
Marusia, makina Ferrari e Rusisë

Makinat ruse nuk janë dalluar ndonjëherë për pamjen e sofistikuar, për shpejtësinë, apo si makina sportive të kushtueshme. Por kohët e fundit një prodhues rus makinash po përpiqet ta ndryshojë këtë perceptim, duke prodhuar një makinë e cila do të konkurronte me ato të firmës Porche, apo Ferrari. Makina ruse Marussia B1 tërhoqi këto ditë vëmendjen e kuriozëve dhe admiruesve në rrugët e Moskës, ku është ekspozuar.

Marussia B1 i ngjan tipit Gallardo të makinave Lamburgini, apo makinës Ferrari 430. Rusët janë krenarë për makinën e re dhe shpresojnë që ajo do të ketë ndikim në industrinë e makinave të vendit. Ende askush nuk ka blerë në Rusi një makinë Marussia, e cila kushton 117 mijë Euro, apo 153 mijë dollarë. Modeli më i fuqishëm i Marussi-as e ka motorrin me një fuqi prej 420 kuajshfuqi dhe ajo mund të arrijë shpjetësinë 100 km në orë për 3,2 sekonda.

XS
SM
MD
LG