Lidhje

Historia e programit të Medaljes së Artë të Kongresit amerikan


Udhëheqësja e opozitës birmaneze Aung San Suu Kyi do të nderohet me Medaljen e Artë të Kongresit amerikan gjatë një ceremonie që zhvillohet nesër. Ligjvënësit amerikanë e kanë bërë këtë nderim për qindra individë gjatë kursit të historisë amerikane.

Zonja Suu Kyi është e fundit që merr Medaljen e Artë të Kongresit, vlerësimi më i lartë civil i vendit. Kongresi nderon një individ për kontribut të veçantë apo shërbim jetësor. Donald Ritchie është historian në Senatin amerikan.

“Medalja e Artë e dhënë nga Kongresi është një mënyrë për të theksuar arritje të mëdha. Mund t’i jepet një shtetasi amerikan apo një të huaji, dikujt që gëzon admirimin e amerikanëve.”

Dhënë fillimisht gjeneralit George Washington në 1776, Medalja e Artë e Kongresit u është dhënë individëve nga të gjitha fushat e jetës.

Mes tyre pionerëve të aeronautikës Orville dhe Wilbur Wright, aktorit John Wayne dhe kompozitorit Aaron Copland, krijimi i të cilit "Fanfare for the Common Man", është bërë një prej melodive më të njohura të muzikës klasike amerikane.

Të nderuar të tjerë janë presidentët amerikan Harry Truman, Ronald Reagan, Andrew Wyeth, atletët Jesse Owens dhe Jackie Robinson, poeti Robert Frost, gjeneralët George Marshall dhe Douglas McArthur, kompozitori George Gershwin dhe prodhuesi i filmave Walt Disney.

Mes jo amerikanëve që kanë marrë medaljen e artë janë dy kryeministrat britanikë Winston Churchill dhe Tony Blair, ish presidenti i Afrikës së Jugut Nelson Mandela, Papa Gjon Pali i II, i mbijetuari i holokaustit dhe aktivist politik Elie Wiesel dhe Nënë Tereza.

Për çdo medalje Kongresi duhet të mirtatojë një ligj të veçantë. Pas miraitmit të ligjit, Kongresi i kërkon agjencinë së shtypjes së monedhave që të krijojë medaljen. Por kjo nuk ka qënë gjithmonë kështu.

“Medaljet e para, në shekullin e 18-të u bënë në Paris sepse Amerika nuk i kishte këto aftësi atëherë. Duhej një artizan me aftësi të rralla për të krijuar thuajse një vepër arti, një medalje për një person të caktuar.”

Çdo medalje është e veçantë, që përshkruan individin apo arsyen e nderimit. Megjithëse Medalja e Artë e Kongresit zakonisht jepet me në një ceremoni në ndërtesën e Kongresit, nuk ka ndodhur gjithmonë kështu.

Në vitin 1981, ambasadori kanadez në Iran, Keneth Taylor u nderua me medalje në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, për përpjekjet e tij për të siguruar kthimin e sigurtë të pengjeve amerikane të mbajtura në Teheran.

“Ishte një rast tejet i pazakontë. Ishte një situatë kur diplomatët ishin marrë peng në Iran dhe ambasada kanadeze kishte fshehur disa amerikan që mund të ishin mbajtur në burg dhe kështu rrezikuan pozitat e veta. Sapo u liruan pengjet dhe kjo u bë e ditur, presidenti deshi të nderonte ambasadorin.”

Kongresi i jep medaljet kur beson se ato janë të përshtatshme dhe jo në ndonjë kohë të caktuar.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG