Lidhje

Kryengritësit libianë vënë kushte për armëpushim me disa kushte për Gadafin

  • Zëri Amerikës

Kryengritësit libianë vënë kushte për armëpushim me disa kushte për Gadafin

Kryengritësit libianë vënë kushte për armëpushim me disa kushte për Gadafin

Zëdhënësi i opozitës libiane, Mustafa Abdul-Jalil tha se kryengritësit janë gati të pranojnë një armëpushim, nëse udhëheqësi i vendit, Moamar Gadafi i jep fund operacioneve ushtarake dhe pranon të lejojë demonstrata anti-qeveritare.

Zëdhënësi e bëri këtë ofertë sot në Bengazi në praninë e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara, Abdelilah Al-Katib, i cili po përpiqet të arrijë një zgfjidhje të konfliktit të Libisë. Zyrtarët e OKB-së po kërkojnë armëpushim.

Oferta e kryengritësve bëhet ndërsa media britanike njoftoi se një i dërguar i udhëheqësit libian, Moamar Gadafi vizitoi Londrën për bisedime me zyrtarë britanikë.

Sipas lajmeve, i dërguari është Mohamed Ismail, një këshilltar i lartë i djalit të Gadafit, Saif al-Islam. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike i tha gazetës The Guardian se atij iu dha një mesazh i qartë se zoti Gadafi "duhet të largohet nga pushteti". Zëdhënësi nuk pranoi të bënte komente të tjera rreth kontakteve me zyrtarë libianë.

Njoftimet rreth kësaj vizite bëhen ndërkohë që kryengritësit libianë po festojnë dezertimin e dy zyrtarëve të lartë libianë të qeverisë së Moamar Gadafit. Ali Abdesalam Treki, ish ministër i jashtëm dhe presidenti i Asamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara, njoftoi largimin dje në disa faqe interneti të opozitës dhe shkoi në Egjipt. Ai tha se është e drejta e Libisë “të jetojë në liri, demokraci dhe begati”. Dezertimi i zotit Treki pason atë të ministrit të Jashtëm, Musa Kusa, i cili shkoi të mërkurën në Britaninë e Madhe.

XS
SM
MD
LG