Lidhje

Një projekt kontrollon emetimin e gazrave serë

  • Elizabeth Lee

Për disa dekada me radhë, shkencëtarët kanë qenë në gjendje të matin cilësinë e ajrit dhe të analizojnë ndikimin e tij në shëndetin e njerëzve. Tani, ata po testojnë mënyra të reja për të matur gazet serë, efekti i të cilëve mendohet se shkakton ndryshime klimatike. Korespondentja e Zërit të Amerikës Elizabeth Lee njofton nga Los Angelesi, mbi një nismë të re të quajtur Projekti Karbon i Megaqyteteve.

Me më shumë se 18 milion banorë, rajoni i Los Angelesit është një megaqytet që u bë i famshëm jo vetëm për shkak të Hollywood-it, por edhe për smogun e tij, shtresën e mjegullt që shpesh mbulon qytetin.
Gazrat ndotës janë gazet serë si dioksidi i karbonit dhe metani, dhe ata jo thjesht rrinë mbi qytet, thotë Riley Duren, i Laboratorit Jet Propulsion i NASËS.

"Duhen disa javë ose muaj që këto gazra të bashkohen, por kur kjo ndodh, ato përfundojnë në atmosferë dhe kanë ndikim kudo, jo vetëm në atë qytet".

Zoti Duren thote se Los Angeles dhe Parisi janë pjesë e një eksperimenti i quajtur Projekti Karbon i Megaqyteteve. Qëllimi është të vëzhgohen gazet serë për të gjetur prirje afatgjata dhe për të parë nëse ligjet mjedisore funksionojnë për pakësimin e sasisë së këtyre gazrave në mjedis.

16 sensorë po vendosen përreth Kalifornisë jugore, nëpër çati dhe kullat e mediave.
Këta instrumentë punojnë pa pushim për të analizuar ajrin.

Shkencëtarët përdorin gjithashtu kontroll nga larg për të monitoruar ajrin. Instrumentët e vendosur në aeroplanë dhe në një satelit, ndjekin dritën e diellit teksa arrin sipërfaqen e Tokës. Pas analizës se si ajri e ndryshon cilësinë e dritës, shkencëtarët mund të zbulojnë gjurmë të dioksidit të karbonit dhe metanit.

Një sensor tjetër ndodhet në majë të malit historik, Wilson, ku fizikanti Albert Ajnshtajn dhe astronomi Edwin Hubble shkonin të vëzhgonin qiellin. Zoti Stan Sander i NASA-s thotë se ky ekuipazh që lejon kontrollin nga larg tani mbulon zonën e Los Angeles-it dhe analizon ajrin.

"Këtu në malin Wilson ne shpresojmë të krijojmë një model mbi rrugët se si qytetet e tjera të mund të matin emetimet e gazrave serë në mënyrë të ngjashme".

Zoti Duren thotë që nevoja e krijimit të mënyrave të ndryshme për të matur dhe ndjekur emetimet e gazrave serë është urgjente.

Siç e shikoni këtu, 40 qytetet më të mëdha të botës si grup, emetojnë më shumë dioksid karboni nga lëndët djegëse se çdo vend, përveç Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Ndërsa vendet e zhvilluara po përpiqen që t’i pakësojnë emetimet...

"Në vendet në zhvillim, sidomos në Amerikën e Jugut, Afrikë, dhe Azi, po shohim rritje shpërthyese të qyteteve për shkak të një kombinimi të urbanizmit dhe rritjes ekonomike".

Ai thotë se shumë nga këto qytete në rritje kanë rrezik më të lartë për ndryshime klimatike për shkak të asaj që lëshojnë në ajër.
XS
SM
MD
LG