Lidhje

Këshillit Kalimtar i Libisë: Disa qytete duhet të çlirohen nga forcat pro-Gadafit


Këshillit Kalimtar i Libisë: Disa qytete duhet të çlirohen nga forcat pro-Gadafit
Këshillit Kalimtar i Libisë: Disa qytete duhet të çlirohen nga forcat pro-Gadafit

Një nga udhëheqësit e këshillit kalimtar të Libisë, Mahmud Xhibril, u tha sot gazetarëve në Tripoli, se kanë mbetur edhe disa qytete të tjera në jug të Libisë, të cilat forcat kryengritëse duhet t’i çlirojnë nga forcat pro-Gadafit. Ai tha se paqja dhe stabiliteti janë përparësi dhe se “loja politike” mund të fillojë sapo të marrin fund luftimet dhe të fillojë zbatimi i Kushtetutës së re të vendit.

Këto komente flasin për pozitat e brishta që kanë kryengritësit në Libi, ndërsa vendi përpiqet të bëjë përpara pas disa muaj luftimesh dhe ish-udhëheqësi libian Muamar Gadafi ende nuk dihet ku është.

Më parë, një stacion televizioni në Siri transmetoi një mesazh në audio, që thuhet se është i udhëheqësit të përmbysur libian, Moamar Gadafi, në të cilin ai kritikon njoftimet se ai kishte ikur nga Libia me një autokolonë në Nigerin fqinj. Në komentet që u transmetuan sot nga televizioni Al-Rai, zoti Gadafi i cilësoi këto njoftime "gënjeshtra", që synojnë të shkatërrojnë gjendjen shpirterore, madje ai insistoi se ndodhet ende në Libi. Ai tha gjithashtu se përkrahësit e tij do të mposhtin NATO-n dhe janë gati të luftojnë kundër forcave të autoritetit kalimtar në kryeqytetin Tripoli.

Këshilli Kombëtar Kalimtar dërgoi përfaqësues në Niger në përpjekje për të parandaluar zotin Gadafi dhe shoqëruesit e tij që t’i shpërtojnë drejtësisë, duke ikur matanë kufirit.

Vend-ndodhja e zotit Gadafi nuk dihet, ndërkohë që qeveria e Nigerit ka konfirmuar se ish udhëheqësi libian nuk është në atë vend.

Zyrtarët në Niger thonë se po bashkëpunojnë me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Kalimtar të Libisë. Ata thane se lëvizjet e fundit të autokolonave libiane matanë kufirit kanë qënë shumë më të vogla se sa është njoftuar.

XS
SM
MD
LG