Lidhje

Të paktën 8 militantë të vrarë në një sulm ajror në veriperëndim të Pakistanit


Të paktën 8 militantë të vrarë në një sulm ajror në veriperëndim të Pakistanit
Të paktën 8 militantë të vrarë në një sulm ajror në veriperëndim të Pakistanit

Zyrtarët pakistanez thonë se një sulm ajror ushtarak ka vrarë të paktën tetë të dyshuar militantë në rajonin fisnor Khyber në veriperëndim të vendit të martën.

Zyrtarët lokalë thonë se forcat e sigurisë vunë në shënjestër një bazë të fshehtë militante në luginën Teerah në Khyber. Përmes Khyber-it kalon një rrugë e rendësishme furnizimesh për trupat e NATO-s në Afganistanin fqinj.

Zyrtarët e zbulimit, të cilët folën me kusht që të mos identifikohen, konfirmuan sulmet ajrore por thanë se 30 kryengritës ishin vrarë. Agjencia franceze e lajmeve citon një zyrtar të lartë sigurie të ketë thënë se sulmet ajrore u ndërmorën pasi burime të zbulimit njoftuan se militantët po planifikonin sulme vetvrasëse në Peshawar dhe pjesë të tjera të atij rajoni.

Zonat fisnore në veriperëndim të Pakistanit konsiderohen si strehë të sigurta për militantët e al-Kaidës dhe talebanët të cilët u larguan nga Afganistani pas ndërhyrjes amerikane në vitin 2001 dhe që aty ata ndërmarin sulme ndërkufitare ndaj trupave të huaja.

XS
SM
MD
LG