Lidhje

Ministri gjerman i mbrojtjes jep dorëheqjen pas akuzave për tezën e doktoratës


Ministri gjerman i mbrojtjes jep dorëheqjen pas akuzave për tezën e doktoratës
Ministri gjerman i mbrojtjes jep dorëheqjen pas akuzave për tezën e doktoratës

Ministri gjerman i mbrojtjes dha sot dorëheqjen në klimën e akuzave se ka kopjuar tezën e tij të doktoratës.

Karl-Teodor zu Gutenberg tha se dorëheqja ishte “hapi më i dhimbshëm” në jetën e tij por shtoi se akuzat ia kanë bërë të pamundur të zbatojë funksionet e tij.

Presidenti i Universitetit Bajrojth tha javën e kaluar se ministrit i ishte hequr titulli i doktorit sepse teza e tij shkelte standardet e universitetit.

Ministri, i cili gëzon popullaritet në Gjermani, ka pranuar se ka bërë gabime në tezën e doktoratës por ngul këmbë se asgjë nuk ka qenë e qëllimshme.

Kancelarja Angela Merkel ka shprehur mbështetje për zotin Guttenberg.

Një gazetë gjermane shkruante se pjesë të doktoratës së ministrit ishin kopjuar nga studiues të tjerë të cilët nuk ishin cituar si burim në punimin prej 475 faqesh.

XS
SM
MD
LG