Lidhje

Misioni ndërplanetar rus përballet me probleme


Misioni ndërplanetar rus përballet me probleme
Misioni ndërplanetar rus përballet me probleme

Misioni i parë ndërplanetar i Rusisë që nga periudha sovjetike duket se po ndeshet me probleme. Pak minuta pas nisjes së saj sot, sonda pa pilot me destinacion Phobos-in, një nga Hënat e Marsit pati një problem me kompjuterin që drejton fluturimin dhe ka ngecur në një orbitë të Tokës. Zyrtarët thanë se mjeti hapësinor nuk arriti t’i ndizte motorët në dy raste të veçanta. Motorët janë të nevojshëm për ta nxjerrë sondën jashtë orbitës së Tokës për të vazhduar rrugën drejt Marsit. Plani është që sonda të arrijë në Mars në tetor të vitit të ardhshëm dhe të zbresë mbi Phobos, që është më e madhja e dy Hënave të planetit Mars.

XS
SM
MD
LG