Lidhje

Konkurs për karikaturat e Muhamedit


Një grup motoçiklistash që mund të jenë të armatosur kanë në plan të organizojnë sot një konkurs për karikatura të Profetit Muhamed para një qendre të komunitetit islamik në shtetin jugperëndimor të Arizonës.

Organizatorët thonë se aktiviteti është në përgjigje të një incidenti në fillim të muajit ku dy persona të armatosur hapën zjarr në një konkurs të ngjashëm në Teksas ku karikaturistët po vizatonin Profetin Muhamed.

Të dy personat u vranë pas një shkëmbimi të shkurtër zjarri . Një oficer policie u plagos. Një nga të armatosurit shkonte shpesh për t;u falur në xhaminë e Feniksit ku po mbahet aktiviteti i sotëm.

Organizatori Jon Ritzheimer shkruante në faqen e Facebook-ut të aktivitetit “Raundi i Dytë”. Ish-marinsi thotë se grumbullimi do të jetë paqësor, por i nxiti protestuesit të sjellin armë, në rast të ndonjë sulmi.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG