Lidhje

Çështja Snowden - Presidenti bolivian largohet nga Austria pas dyshimeve


.
.

Aeroplani i zotit Morales u detyrua të ulej në Vjenë, pasi Franca dhe Portugalia refuzuan ta lejonin të kalonte në hapësirën e tyre

Presidenti i Bolivisë Evo Morales u largua nga Austria, 15 orë pasi avioni me të cilin po udhëtonte u detyrua të u ndryshonte destinacion si rezultat i dyshimeve se brenda tij ndodhej kontraktori i arratisur amerikan, Edward Snowden. Zyrtarët thanë se zoti Snowden nuk ishte në bord. Aeroplani që ishte nisur nga Moska u detyrua të ulej në Vjenë, pasi Franca dhe Portugalia refuzuan ta lejonin të kalonte në hapësirën e tyre ajrore.

Duke folur në Vjenë, ndërkohë që priste në terminalin e aeroportit t’i jepej leja e vazhdimit të fluturimit, presidenti Morales tha se duhet të ishin respektuar rregullat ndërkombëtare dhe se udhëheqësit e Amerikës Jugore kishin shprehur shqetësime mbi zhvillimet.

“Respektimi i rregullave ndërkombëtare është çështje ligjore. Ne po e trajtojnë në bazë të ligjeve, bazuar në marrëdhëniet ndërkombëtare, disomos tek ato që kanë të bëjnë me hapësirën ajrore. Presidenti i Ekuadorit më ka telefonuar dy herë dhe është i shqetësuar ndërkohë që po konsultohet në se do të tërheqë ambasadorët.”

Ministri i jashtëm i Bolivisë David Choquehuanca e quajti “një gënjeshtër të madhe” dyshimin se Snowden ishe në aeroplan. Ai tha se ulja e detyruar e aeroplanit në Austri e vuri në rrezik jetën e udhëheqësit të Bolivisë. Presidentja e Argjentinës Cristina Kirchner u shpreh se kishte qënë në kontakt me zotin Morales ndërkohë që ky i fundit ishte i bllokuar në Austri.

Zoti Morales po fluturonte drejt vendit të tij pas një takimi në Moskë ku ish punonjësi i agjencive amerikane të zbulimit Snowden gjendet i bllokuar në zonën ndërkombëtare të tranzitit në aeroportin Sheremetyevo që pas largimit nga Hong Kongu më shumë se një javë më parë.

Presidenti i Bolivisë kishte thënë në Moskë se do ta shqyrtonte dhënien e strehimit për Snowden nëse bëhej një kërkesë e tillë. Alternativat e Snowdenit për të gjetur strehim po ngushtohen. Një pjesë e të 19 vendeve të cilave ai u është drejtuar kanë njoftuar se Snowden nuk mund të kërkojë strehim pa qënë fizikisht në territoret e tyre. Disa vende të tjera e kanë refuzuar automatikisht kërkesën e tij.
XS
SM
MD
LG