Lidhje

Morsi, nën akuza për nxjerrje sekretesh shtetërore


Egjipti ka akuzuar presidentin e rrëzuar Mohamed Morsi për dhënie sekretesh të sigurisë kombëtare ndaj Katarit - një tjetër goditje ndaj tij dhe partisë së tij të ndaluar, Vëllazëria Myslimane.

Prokurori i lartë i vendit tha se zoti Morsi dhe 10 të pandehur të tjerë do të dalin në gjyq për dhënien e dokumenteve delikate të zbulimit Katarit gjatë vitit të tij në detyrë. Një zyrtar i lartë për rrjetit televiziv të al-Xhaziras në Katar është në mesin e të akuzuarve.

Në deklaratën e sotme thuhet se rasti paraqet aktin më të madh të tradhëtisë që Vëllazëria Muslimane ka kryer kundër kombit.

Prokurori thotë se në dokumentet e dhëna përfshihen detaje rreth ushtrisë egjiptiane dhe armatimeve të saj.

Zoti Morsi është tashmë në burg duke u përballur me tre gjyqe të tjera dhe mund të dënohet me vdekje. Ai ka qenë i burgosur që prej largimit të tij në korrik të vitit të kaluar nga shefi i atëhershëm i ushtrisë, Abdel Fatah el-Sissi, i cili u zgjodh president më parë këtë vit.

XS
SM
MD
LG