Lidhje

Egjipt, vazhdojnë protestat për kushtetutën


Persona të armatosur qëlluan në drejtim të protestuesve që ishin mbledhur në sheshin Tahrir të kryeqytetin egjiptian, duke plagosur 9 persona

Në Egjipt sot janë zhvilluar protesta të shumta, në Kajro dhe mbarë vendin, si nga përkrahësit islamikë të Presidentit Morsi, edhe nga Fronti Kombëtar i Shpëtimit i opozitës. Protestuesit shkatërruan barrikadat që rrethonin Pallatin Presidencial në Kairo, duke shprehur në mënyrë të dhunshme zemërimin e tyre ndaj vendimin shumë të debatuar të zotit Morsi, për mbajtjen e referendumit mbi projektkushtetutën e hartuar nga përkrahësit e tij islamikë. Fronti Kombëtar i Shpëtimit, i udhëhequr nga liberalët, përfshirë Mohamed ElBaradein dhe Amr Moussan, i bënë thirrje përkrahësve që të marshojnë drejt pallatit presidencial në Kajro.

Në një deklaratë, Fronti i Shpëtimi Kombëtar thonte se projekt kushtetuta nuk përfaqëson drejt popullin egjiptian, dhe se zhvillimi i një referendumi mbi projekt-kushtetutën do të çojë në më shumë konfrontime në vend. Demonstruesit shkatërruan gardhin e pallatit presidencial dhe thyen me zinxhirë pengesat prej betoni. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Elizabet Arrot raportoi nga vendi i ngjarjes se mijëra demonstrues thërrisnin parrulla kundër regjimit, me kërkesën për rrëzimin e tij. Në disa nga parrullat shkruhej:”Jo referndumit”.

Persona të armatosur qëlluan në drejtim të protestuesve që ishin mbledhur në sheshin Tahrir të kryeqytetin egjiptian, duke plagosur 9 persona, ndërsa përkrahësit dhe kundërshtarët e Presidentit Muhamed Morsi përgatiteshin për mitingje rivale.

Udhëheqësit e opozitës po ushtrojnë presion ndaj zotit Morsi që ta anulojë refrendumin për kushtetutën që është në plan të mbahet të shtunën.

Grupi opozitar Fronti i Shpëtimit Kombëtar, i udhëhequr nga liberalët, përfshirë Mohamed ElBaradein dhe Amr Moussan, i ka bërë thirrje përkrahësve që të marshojnë sot në pallatin presidencial në Kajro.

Në një deklaratë, Fronti i Shpëtimi Kombëtar thotë se projekt kushtetuta nuk përfaqëson drejt popullin egjiptian, dhe se zhvillimi i një referendumi mbi projekt-kushtetutën do të çojë në më shumë konfrontime në vend. Por Presidenti egjiptian Mohamed Morsi nuk ka pranuar të tërhiqet.

Dje, ai i dha autoritet ushtrisë për të arrestuar civilët si pjesë e një dekreti për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë për referendum. Urdhëri ngarkon ushtrinë me mbështetjen e policisë për të mbrojtur "institucionet jetike". Shumë egjiptianët laike shqetësohen se projekt kushtetuta do të dëmtojnë liritë civile, sepse rrit rolin e ligjit islamik dhe nuk përmend veçanërisht të drejtat e grave. Një asamble përfaqësuese e mbizotëruar nga islamikët miratoi projekt kushtetutën muajin e kaluar, pasi anëtarët liberalë dhe të krishterë u larguan nga mbledhja, duke u ankuar se zërat e tyre nuk po përfilleshin.

Disa vëzhgues thonë se projekt kushtetuta ka një shans të mirë për t'u miratuar sepse lëvizja Vëllazëria Myslimane e zotit Morsi duket se është më e aftë për të mobilizuar mbështetësit për të votuar.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG