Lidhje

Muzikantët Albright dhe Brown nxjerrin albumin e tyre të ri “24/7”

香港中學生、大學生及市民在中聯辦前紀念六四圖片1 (美國之音海彥)

香港中學生、大學生及市民在中聯辦前紀念六四圖片1 (美國之音海彥)

Kush mund ta harrojë bashkëpunimin e madh në muzikën xhaz mes Miles Davis dhe Gil Evans ose Charlie Parker-it dhe Dizzy Gillespie-it? Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Doug Levine, kjo traditë vazhdon me bashkëpunimin e muzikantëve të tanishëm të xhazit Gerald Albright dhe Norman Brown.

please wait

No media source currently available

0:00 0:08:29 0:00
Direct link

Është një duet i përkryer që krijon muzikë të bukur xhazi. Në bashkëpunimin e tyre të parë me këngën “Keep It Moving”, të albumit të tyre “24/7” Gerald Albright i bie saksofonit kurse Norman Brown luan në kitarë.

Ata u takuan për herë të parë në vitin 1980 në një klub xhazi në Redlands të Kalifornisë. Gerald Albright i cili është14 vjet më madh se Norman Brown, kishte një përvojë më të madhe muzikore dhe më 1987 ai nxorri në shitje albumin e tij të parë. Përveç aftësive të tij në saksofon, ai është po aq i mirë në piano, në flaut, dhe në instrumentat me perkusion dhe kitarë bas. Sipas muzikantit Albright, titulli “24/7” buron nga përkushtimi i tyre për muzikën. Ai thotë se “madje edhe kur jemi në gjumë në mendojmë për meloditë, regjistrimet, koncertet dhe projektet e radhës”.

Gerald Albright dhe Norman Brown kanë bashkëpunuar edhe në këngën “Yes I Can” e cila është kompozuar nga Norman Brown.

Ky vit shënon 20 vjetorin e albumit debutues të Norman Brown-it, që ka titullin “Just Between Us”. Në vitin 2003, ai fitoi çmimin Grammy Awards në kategorinë albumi më i mirë i muzikës instrumentale pop për albumin e tij “Just Chillin” . Norman Brown tani drejton emisionin e tij të radios në fundjavë në Rrjetin Smooth Xhaz. Ai thotë se muzika e tij është influencuar nga kitaristët Jimi Hendrix dhe George Benson.

Për të promovuar albumin e tyre “24/7”, muzikantët Albright dhe Brown kanë filluar turneun e tyre të verës, në të cilin përfshihen dy festivale të muzikës xhaz në Virxhinia dhe një koncert në një traget në lumin Hudson.
XS
SM
MD
LG