Lidhje

Myslimanët në zgjedhjet lokale të Çikagos


Ahmed Khan is running for alderman (city council member) in Chicago's 50th Ward
Ahmed Khan is running for alderman (city council member) in Chicago's 50th Ward

Ahmed Khan po konkuron për një vend në këshillin e qytetit të Çikagos. Ai është djali i një imigranti indian dhe njeh shumë njerëz të lagjes si rezultat i punës në dyqanin e prindërve të tij.

Ne flasim për bazat e politikës dhe aktivitetet politike. Por mendoj se zyrtarët tanë të zgjedhur duhet të fokusohen tek baza dhe mendoj se lidhja me bazën i ka munguar distriktit ku kandidoj.

Zoti Khan thotë se në Çikago ekziston toleranca fetare dhe e pranimit të besimeve të tjera.

E kam identifikuar veten hapur si mysliman në broshurat e fushatës. Kam folur për disa organizata myslimane për të cilat kam punuar si dhe në disa intervista.

Khan është njëri prej disa kandidatëve myslimanë që kandidon në Çikago. Ai thotë se atë nuk e pengon fakti se asnjë mysliman nuk është zgjedhur më parë në këshillin e qytetit.

Sikurse thotë veprimtarja Reema Ahmad me grupin politik Projekti i Mobilizimit, kjo është vetëm çështje kohe.

Është hera e parë që kemi një përpjekje specifike nga komuniteti mysliman që të mos rrimë duarkryq, por të përfshihemi në sistemin politik që na qeverisë të gjithëve.

Projekti i Mobilizimit promovon kandidatët myslimanë në zgjedhjet lokale në pjesën jugperëndimore të Çikagos.

Komuniteti mysliman është i kënaqur të shohë daljen në skenë të individëve nga shumë fusha dhe ta pranojë se potenciali politik nuk i përket vetëm komuniteteve tjera por është diçka nga i cili mund të përfitojë edhe komuniteti ynë.

Mahmoud Bambouyani thotë se reputacioni dhe jo feja i japin atij avantazhe në fushatën e elektorale të Çikagos.

Është një shprehje që suksesi e mbizotëron paragjykimin dhe mendoj se jam një njeri i suksesshëm, ndaj shumë njerëz e bazojnë respektin tek cili jam unë dhe jo se si e kam emrin.

Bambouyani erdhi në Çikago nga Irani në vitin 1973 me 300 dollarë në xhep. Ai humbi gruan dhe një vajzë në termetin që goditit Bam-in në Iran në vitin 2003 dhe është pronar i një shkolle të suksesshme karateje.

Ai thotë se ka gjetur mbështetje tek komuniteti gjatë ditëve të këqija dhe të mira dhe se tani është koha për t’i shpërblyer.

Ma ndjen zemra se është koha e duhur dhe njerëzit i pranojnë kandidatë myslimanë.

Zoti Bambouyani është njëri nga dy kandidatët persianë në fletë votime dhe sikurse Ahmed Khan, po kërkon të bëhet ai personi i parë me prejardhje jo amerikane që shërben në këshillin e qytetit të Çikagos.

Pavarësisht nga rezultatet e zgjedhjeve, Projekti i Mobilizimit është i angazhuar të bëjë ndryshime historike. Organizata po promovon shtatë kandidatë myslimanë në zgjedhjet lokale në periferi të Çikagos që mbahen në prill dhe pesë prej tyre janë gra.

XS
SM
MD
LG