Lidhje

NASA: Bota nuk merr fund më 21 dhjetor


Ndërkohë që afron data 21 dhjetor, afron edhe momenti i Apokalipsit – sipas kalendarit që ndjekin majat, bota do të marrë fund atë ditë.

Nasa ka nxjerrë tani një video ku shpreson të hedhë dritë mbi të vërtetën shkencore. Realizimi prej katër minutash është krijuar për këdo që është ende gjallë më 22 dhjetor. “Nëse po ndiqni këtë video, atëherë do të thotë që botës nuk i ka ardhur fundi,” thuhet në film.

Realizuesit e videos thonë se qëllimi i saj është për të treguar bindjen e këtij institucioni shkencor se bota nuk do të marrë fund më 21 dhjetor. Filmi mohon rolin e diellit në ndonjë ngjarje apokalizmi, siç besojnë majat.

Kjo bestytni lidhet me mënyrën si majat masnin kohën përmes njohurive të tyre për matematikën dhe astronominë. Ata kishin dy kalendarë, njërin për astronominë që zgjaste 365 ditë dhe tjetrin për bujqësinë që zgjaste 260 ditë. Një proces i ndërlikuar që kombinon të dy kalendarët, i ndihmonte majat të përcaktonin sa ishte data. Po në bazë të këtij procesi, del se botës i vjen fundi më 21 dhjetor – një bindje që sipas NASA-s nuk është tjetër veçse një bestytni pa baza shkencore.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG