Lidhje

NATO nuk do të dërgojë trupa në Libi pas përfundimit të konfliktit


NATO nuk do të dërgojë trupa në Libi pas përfundimit të konfliktit
NATO nuk do të dërgojë trupa në Libi pas përfundimit të konfliktit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen tha se të gjithë ministrat në takim ranë dakord se në Libi po shënohet përparim.

"Për Gadafin, nuk shtrohet më çështja nëse ai do të ikë por kur do të ikë," tha zoti Rasmusen.

Sekretari i Përgjithshëm po i kërkon më shumë vendeve të NATO-s të kontribuojnë në përpjekjet ushtarake për të mbrojtur civilët në Libi. Komentet e tij në ditën e parë të takimit dy-ditor të NATO-s bëhen ndërkohë që aleanca goditi kryeqytetin e Libisë, Tripoli, bombardimet më të rënda deri tani.

Helikopterët britanikë dhe francezë goditën për herë të parë brenda Libisë gjatë fundjavës, duke i intensifikuar në mënyrë të konsiderueshme operacionet e NATO-s.

Shtimi i goditjeve ajrore ngrejnë pyetjen nëse NATO-ja po i përmbahet apo jo rreptësisht mandatit të OKB-së për të mbrojtur civilët nga forcat e Gadafit.

Ndërkohë, Gadafi deklaroi dje se do të luftojë deri në vdekje.

Javën e kaluar, NATO-ja e zgjati misionin e saj edhe për tre muaj të tjerë.

Shtetet e Bashkuara i dorëzoi kontrollin e misionit NATO-s në fund të marsit, por vazhdojnë të ndihmojnë me informacione zbulimi dhe në aspekte të tjera.

XS
SM
MD
LG