Lidhje

Takimi i Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s


Sekretari i Përgjithshëm i Natos, Jens Stoltenberg, paralajmëroi sot për rrezikun e rifillimit të luftimeve në Ukrainën lindore dhe fajësoi Rusinë për mbështetjen që vazhdon t’u japë separatistëve pro-rusë atje.

Komentet e tij u bënë gjatë ditës së dytë dhe të fundit të takimit të ministrave të mbrojtjes të Natos në Bruksel, ku u diskutua për ndihmën që duhet t’i jepet Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara dhe perëndimi e kanë kritikuar Rusinë për veprimet e saj agresive në rajonet lindore të Ukrainës dhe mbështetjen për separatistët pro-rusë, një akuzë që Moska e mohon.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ash Carter, i cili ishte për një turne disa ditor në Evropë, bëri të ditura planet e Pentagonit për të shtuar ndihmat ushtarake për Evropën, për t’i risiguruar aleatët që ndjehen të kërcënuar nga agresioni rus dhe grupet terroriste si Shteti Islamik.

Zyrtarët e NATO-s theksuan se nuk nuk synojnë rifillimin e një gare të re armatimi me Rusinë si në kohën e Luftës së Ftohtë, por po punojnë për të përballuar kërcënimet me të cilat ndeshen vendet anëtare.

Gjatë takimit u vendos që Forca e Përgjigjes së Shpejtë e NATO-s të shtohet nga 13 mijë në 40 mijë trupa.

XS
SM
MD
LG