Lidhje

Ndalohet oficeri i Gardës, dyshohet për vrasjen e Ziver Veizit


Ndalohet oficeri i Gardës, dyshohet për vrasjen e Ziver Veizit
Ndalohet oficeri i Gardës, dyshohet për vrasjen e Ziver Veizit

Në Shqipëri prokurorët që po merren me hetimin e ngjarjeve të dhunshme të 21 janarit, kanë ndaluar sot një nga oficerët e gardës së Republikës i cili dyshohetpër vrasjen e Ziver Veizit, një prej katër manifestuesve që mbetën të vrarë.

Sipas burimeve nga prokuroria por edhe të policisë, sot janë marrë në pyetje 7 anëtarë të njësisë operative të Gardës.

Gjashtë prej tyre janë lënë të lirë, ndërsa zëvendëskomandanti i njësisë Agim Llupo, me gradën major dhe efektiv i Gardës prej 10 vitesh, është mbajtur për t’ju nënshtruar seancave të tjera të pyetjeve.

Sipas televizionit News 24 përfundimet e ekspertizës balistike, kanë vërtetuar se plumbi më të cilin është vrarë qytetari Veizi, ka dalë nga arma e cila është regjistruar në emër të majorit Agim Llupo, të cilit, deri pasdite vonë nuk i është komunikuar asnje masë sigurie.

Ndërkohë ndaj drejtuesve më të lartë të Gardës vazhdojnë të ekzistojnë urdhërat e ndalimit, të cilat policia nuk i ka ekzekutuar.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG