Lidhje

Pezullohet greva e urisë e minatorëve të Bulqizës


Pezullohet greva e urisë e minatorëve të Bulqizës
Pezullohet greva e urisë e minatorëve të Bulqizës

Minatorët e kromit të Bulqizës dolën sot nga thellësia e nëntokës ku po zhvillonin një grevë urie prej 27 ditësh.

Pezullimi i grevës erdhi pas negociatave me policinë dhe përfaqësues të kompanisë ACR, se ata mund të vijonin protestat në sipërfaqe dhe se marrëveshja për rritjen e pagave të tyre ishte tashmë gati.

Grevistët u shprehën të gatshëm që të vazhdonin grevën deri në plotësimin e kërkesave. Por aktualisht ata janë dërguar nëpër spitale që të mjekohen. Më rëndë nga ana shëndetësore janë 4 grevistë, të cilët nuk u ndërruan kur u zëvendësuan një javë më parë 10 grevistët e tjerë.

Greva nisi një muaj më parë me kërkesën për rritjen e pagave 20 për qind, për rritjen e sigurisë në punë dhe për investime modernizuese të premtuara nga kompania koncensionare.

ACR deklaroi qysh në ditët e para të grevës se ishte gati që të plotësonte kërkesat e punëtorëve, megjithëse një grup i tyre theu zyrat dhe largoi me forcë administratën e minierës.

Por protesta u zgjat disa javë për shkak të mospajtimeve mes drejtuesve sindikalistë nga Tirana dhe kompanisë, duke shprehur mosbesim ndaj premtimeve të reja.

XS
SM
MD
LG