Lidhje

Ndikimi i rritjes së nivelit të dioksidit të karbonit në ngrohjen globale


Një studim i publikuar në revistën “Nature” jep prova bindëse që dioksidi i karbonit ishte element tepër ndikues që shënoi fundin e Epokës së Akullnajave. Metoda krahasuese ka shfaqur përpara shkencëtarëve të dhëna se dioksidi i karbonit po luan një rol të madh edhe në ngrohjen globale në ditët tona.

Një studim i ri ka analizuar akullin dhe pjesëza të mbetjeve nga dhjetra lokalitete në çdo kontinent për të rindërtuar temperaturat globale që kanë qenë mes 10mijë deri 20 mijë viteve më parë -periudhë e cila shënoi fundin e Epokës së Akullnajave.

Studiuesi i Harvardit Jeremy Shakun, një nga autorët e studimit, thotë se skeptikët gjithmonë kanë treguar të dhënat e marra nga shtresat e Antarktitës se rritja e nivelit të dioksidit të karbonit në atmosferë ka qenë shkaku i ngrohjes globale e cila shënoi dhe fundin e periudhës së Akullnajave. Por shkencëtari Shakun thotë se studimi i ri hedh poshtë këtë argument, duke bashkërenduar nivelet e dioksidit të karbonit dhe temperaturat në të gjithë planetin gjatë periudhës parahistorke.

“Pra i vendosim këto dy të dhëna sëbashku, lidhim temperaturën globale me dioksidin e karbonit , dhe kjo bën të mendohet se pikërisht dioksidi i karbonit ishte faktori i madh që solli ngrohjen globale dhe përfundimin e periudhës së akullnajave”.

Por edhe ngjarje të tjera ndihmuan që planeti të dilte nga Epoka e Akullnajave. Një lëkundje e rrallë në boshtin e Tokës ka sjellë si rrjedhim ngrohjen më të madhe diellore të hemisferës së veriut. Erërat ndërruan kahet dhe blloqet e akullt nisën të shkrijnë, duke shtuar sasira tejet të mëdha ujore në Atlantikun e Veriut. Shkencëtari thotë se rrjedhja e ujrave ndërpreu qarkullimin global oqeanik.

“Kjo solli ndryshime të rrymave të ngrohta të ajrit mes hemisferave. Me ndodhjen e kësaj zhvendosje të boshtit të Tokës, Antartika ishte e para që u prek prej saj dhe e para që u përball me këtë valë të nxehti, çka e ngrohu atë përpara se të niste rritja e nivelit të dioksidit të karbonit. Kjo ngrohje u pasqyrua anembanë botës pasi ndryshoi edhe në rrymat e ftohta në veri, edhe në ndryshimin e qarkullimit të tyre në planet”.

Faktikisht, dioksidi i karbonit i çliruar nga thellësia e oqeanit përshpejtoi ngrohjen e atmosferës. Shkencëtari i Harvardit thotë se historia e lashtë shfaqet nga fluskat e ajrit tek shtresat e akujve, në guackat e gjetura në mbetjet oqeanike e madje edhe në polenin që qarkullon .

”Ne u përpoqëm të gjejmë gjurmë që përfshinin të dhëna nga disa dekada deri në pak shekuj, duke mos e shtrirë kërkimin në periudha më të gjata kohore pasi do të ishte çorientuese”.

Gjatë fundit të periudhës së Akullnajave, me ngrohjen e klimës, niveli i dioksidit të karbonit në atmosferë u rrit nga 180 njësi për 1 milion në rreth 260. Sot, përqëndrimi i dioksidit të karbonit është rritur në 392 njësi për 1 milion- dhe ende po rritet.

“Pra shohim se në shekullin e fundit niveli i dioksidit të karbonit është shtuar me 100 njësi për 1 milion.Kjo është e njëjta sasi që u shtua kur erdhi fundi i periudhës së Akullnajave. Nuk është sasi e vogël. Ne e dimë se rritja e dioksidit të karbonit në fund të eopokës së Akullnajave pati një efekt të madh në klimën globale, dhe ne e kemi rritur po aq ndikimin tek klima globale sa atëherë”.

Zoti Shakun thotë se kjo prirje nuk do të përfundojë shpejt nëse ndotja përmes gazeve nuk do të pakësohet në burimin e saj: diega e karburanteve në termocentrale, çlirimi i gazeve nga makinat etj.. Ai thotë se ndërsa studiuesit përforcojnë lidhjen mes dioksidit të karbonit dhe epokës së Akullnajave, është e rëndësishme të përforcohet edhe roli që luan dioksidi i karbonit në ndryshimet klimatike të ditëve tona.

XS
SM
MD
LG