Lidhje

Ndihmat humanitare në Siri

  • Richard Green

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar trysninë mbi aleatin kryesor të Sirisë, Rusinë, që Moska të përdorë ndikimin e saj për dërgimin e ndihmave humanitare për zzonat që ndodhen të rrethuara nga forcat e presidentit Bashar al-Asad. Departamenti i Shtetit tha se i ka kërkuar Rusisë të përdorë avionët e saj ushtarakë në Siri për dërgimin e ndihmave.

Programi Botëror i Ushqimit ka qenë duke punuar mbi një plan për të hedhur nga ajri ushqime dhe ilaçe për komunitetet siriane, por plani kërkon lejen e regjimit sirian. Të mërkurën një zëdhënës i OKB-së, tha se regjimi sirian kishte dhënë leje për autokolona me ndihma për tre zona të rrethuara.

Ndërprerja e luftimeve dhe shpërndarja e ndihmave humanitare janë pikat kryesore të një plani më të gjerë, i përkrahur nga Grupi Ndërkombëtar i Mbështetjes për Sirinë, për një tranzicion politik në këtë vend.
Por, në një fjalim të martën në parlament, Presidenti Assad foli me një ton sfidues, duke u zotuar për të marrë përsëri "çdo pëllëmbë" të Sirisë.

XS
SM
MD
LG