Lidhje

Në Libi vazhdojnë luftimet, ndërsa fuqitë botërore takohen për krizën


March 19, 2011
March 19, 2011

Dëshmitarët në Libi thonë se një avion luftarak u qëllua sot ndërsa fluturonte mbi qytetin Bengazi, të kontrolluar nga kryengritësit.

Në mbarë zonën janë dëgjuar sot shpërthime të shpeshta.

Dhuna rifilloi pasi udhëheqësi libian Muamer Gadafi shpalli armëpushim dje dhe tha se ishte i gatshëm për dialog me kryengritësit opozitarë.

Luftimet e sotme nisën disa orë para një takimi të lartë urgjent në Paris, ku fuqitë botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, OKB-në, Lidhjen Arabe dhe Bashkimin Evropian, po shqyrtojnë një përgjigje ndaj krizës në Libi.

XS
SM
MD
LG