Lidhje

Nju Jork, një makinë përplaset mbi trotuar, vritet një person


Në Nju Jork, sipas dëshimtarëve okularë, një makinë u përplas tek kalimtarët në sheshin “Times Square”, duke vrarë një 18-vjeçare.

Rreth 22 të tjerë u plagosën, sipas një njoftimi të Departamentit të Zjarrfikësve të Nju Jorkut.

Ky incident nuk duket të ketë lidhje me terrorizmin dhe është duke u hetuar si aksident, sipas policisë së qytetit të Nju Jorkut, që është duke bashkëpunuar me FBI-në në këtë hetim.

Personi që ngiste makinën, 26-vjeçar Richard Rojas, është ndaluar nga policia dhe po i bëhen analiza për të verifikuar praninë e alkoholit në organizëm. Më parë ai është ndaluar ndaluar nga policia, duke i dhënë makinës i pirë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer tha se Presidentin Donald Trump e kanë informuar dhe po e mbajnë në kontakt të vazhdueshëm për situatën.

Makina e firmës Honda u përplas tek një shtyllë elektriku në kryqëzimin e rrugëve 45 me Broadway. Në fotografi makina e tij duket e përmbysur me rrotat përpjetë.

Policia e ka mbyllur zonën përreth Times Square, ku ndodhi aksidenti, plot me restorante, dyqane dhe objekte zbavitjeje, një destinacion popullor turizmi, që tërheq çdo ditë qindra mijëra kalimtarë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG