Lidhje

Nick Burns: Marrëveshja hap në rrugën e duhur


Nicholas Burns

Nicholas Burns

Ish-ndihmës Sekretari amerikan Shtetit Nick Burns, që u angazhua intensivisht në negociatat që çuan në pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, i tha Zërit të Amerikës se marrëveshja e tanishme midis Kosovës dhe Serbisë, është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur.

"Marrëveshja është një hap përpara, ndonëse nuk shkon deri aty ku ne të gjithë do të dëshironim. Mendoj se tani ka ardhur koha që qeveria e Serbisë ta pranojë se Kosova është një shtet i pavarur, që nuk do të kthehet në ndonjë formë vartësie tek Serbia, pas asaj lufte të përgjakshme", tha zoti Burns.

Ai shtoi se rruga për Serbinë që të modernizohet dhe të jetë e suksesshme, për t’u afruar dher anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe në Nato-n është që ta trajtojë Kosovën në mënyrë të drejtë.

"Pa dyshim që kjo situatë është më e favorshme se sa ajo që egzistonte për disa vjet që pas përfundimit të luftës në Kosovë", tha ish-ndihmës Sekretari amerikan Shtetit.
XS
SM
MD
LG