Lidhje

15 të vrarë nga sulmet vetëvrasëse në Nigeri


Shpërthime të shumta pranë një depo karburanti në qytetin Maiduguri në Nigeri shkaktuan vrasjen e të paktën 15 civilëve dhe gjashtë sulmuesve vetëvrasës.

Zyrtarët nigerianë thanë se ushtarët aktivizuan tre automjete të ngarkuar me eksploziv, ndërsa një makinë e katërt u aktivizua nga një sulmues vetëvrasës.

Një sulmues vetëvrasës i cili i mbijetoi sulmeve u arrestua nga autoritetet.
Një dëshmitar i tha Zërit të Amerikës se tre shpërthime tronditën një postbllok dje pasdite rreth orës 2.

Komisioneri i policisë së shtetit Borno të Nigerisë tha se sulmi duket të jetë vepër e grupit militant islamik Boko Haram.

Ky grup fajësohet për vrasjen e mijëra njerëzve që nga viti 2009. Organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International tha të hënën se vetëm këtë vit një mijë e 500 vetë kanë vdekur në sulmet e lidhura me organizatën Boko Haram.
XS
SM
MD
LG