Lidhje

Një 24 vjeçar nga Kolumbia, burri më i shkurtër në botë


Një 24 vjeçar nga Kolumbia, burri më i shkurtër në botë
Një 24 vjeçar nga Kolumbia, burri më i shkurtër në botë

Një 24 vjeçar nga Kolumbia është shpallur zyrtarisht burri më i shkurtër në botë. Libri Guiness i Rekordeve shpalli Eduard Nino Hernandesin, me gjatësi 70.21 centimetra, si burrin me te shkurter te botes. Nino është djali i madh në një familje me pesë fëmijë që jeton në një apartament modest në Bosa, një zonë e varfër në pjesën jugore të Bogotës. Ai është vetëm pak më i gjatë sesa një valixhe dore dhe peshon vetëm 10 kilogramë.

Prindërve të Ninos nuk u është dhënë kurrë asnjë arsye për ndaljen e rritjes së djalit të tyre, megjithëse ai ishte lindur me një peshë vetëm 1.5 kilogramë. Sipas së ëmës ai nuk është zgjatur më që kur ishte 2 vjeç. Edhe vëllai i vogël i Ninos është i shkurtër, vetëm 93 centimetra. Nino vetë duket se po e pëlqen interesin që shfaqin njerëzit ndaj tij dhe thotë se është i lumtur që merr një çmim botëror. Ai thotë se i pëlqen të kërcejë, ëndërron të ketë një makinë, ndoshta një benc dhe do që të shohë botën. Ai ka një të dashur 18 vjeçare, të gjatë 1.5 metra.

XS
SM
MD
LG