Lidhje

Poloni, dy të vdekur nga shpërthimi i nëndheshëm i gazit metan


Poloni, dy të vdekur nga shpërthimi i nëndheshëm i gazit metan
Poloni, dy të vdekur nga shpërthimi i nëndheshëm i gazit metan

Një zyrtar miniere në Poloni tha se dy veta humbën jetën nga një shpërthim i nëndheshëm i gazit metan.

Shpërthimi ndodhi dje, duke u pasuar nga zjarri në minierën Krupinski, afër qytetit Psezjna në Silesia.

Njëri prej të vrarëve ishte mes një grupi prej 4 minatorësh të bllokuar nën tokë para se të nxireshin sot në sipërfaqe. Viktima e dytë ishte pjesë e ekipit të shpëtimit. Një anëtari tjetër të ekipit të shpëtimit nuk i dihet fati. Përpjekjet e shpëtimit janë penguar nga tymi, temperatura e lartë dhe zjarri.

Minatorë të tjerë u shpëtuan më parë dhe të paktën 8 prej tyre u shtruan në spital me djegje, megjithëse asnjeri nuk është në rrezik jete.

Ndërkohë kanë filluar hetimet rreth shkakut të shpërthimit.

XS
SM
MD
LG