Lidhje

Një stuhi diellore shpërthen dhe shkëputet nga dielli


Një stuhi diellore shpërthen dhe shkëputet nga dielli
Një stuhi diellore shpërthen dhe shkëputet nga dielli

Një stuhi diellore ka shpërthyer duke u shkëputur nga Dielli, dhe NASA ka arritur të fotografojë momentin befasues përmes kamerave të saj.

NASA thotë se flakërima e fuqishme ndodhi dje dhe krijoi një re tejet të madhe e cila duket se ka mbluluar gjysmën e sipërfaqes së diellit.

Pamjet u regjistruan nga një satelit hapsinor i quajtur Observatori Diellor Dinamik.

Energjia deillore e çliruar gjatë këtij akti do të jap një “ goditje vezullues” në fushën manjetike të Tokës, sot ose nesër thonë shkencëtarët e NASA-s. Por nuk pritet që kjo goditje të ketë një ndikim të madh.

XS
SM
MD
LG