Lidhje

Tre amerikanë fitues të Nobelit në ekonomi


Tre amerikanë morën sot Nobelin në ekonomi, për punën e tyre kërkimore në përcaktimin se si ka ndryshuar me kohë çmimi i pasurisë.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave shpalli sot Eugene Fama-n, Lars Peter Hansen-in dhe Robert Shiller-in fitues të Çmimit Nobel për vitin 2013, për “analizën e tyre empirike të çmimit të pasurive”.

Akademia tha se ndërsa është e vështirë të parashikohet çmimi i aksioneve dhe letrave me vlerë gjatë ditëve, ose javëve të ardhshme, puna e këtyre ekonomistëve bëri të mundur parashikimin e kursit të gjerë të çmimeve në periudha të gjata kohore, prej 3, ose 5 vjetësh.

Fama dhe Hansen janë profesorë në Universitin e Chicagos në shtetin Illinois, ndërsa Shiller jep mësim në Universitetin Yales në Konektikat.
XS
SM
MD
LG