Lidhje

Norvegjia emëron një komision për të hetuar sulmet terroriste të korrikut


Norvegjia emëron një komision për të hetuar sulmet terroriste të korrikut
Norvegjia emëron një komision për të hetuar sulmet terroriste të korrikut

Norvegjia ka emëruar një komision të pavarur për të hetuar sulmet terroriste të muajit të kaluar ku u vranë 177 njerëz.

Kryeministri norvegjez Jens Stoltenberg tha sot se komisioni hetimor do të përpiqet që të mbledhë informacine nga këto ngjarje për të hartuar përgjigjen përkatëse, ku qëllimi kryesor do të jetë siguri më e madhe në vend.

Anders Behring Breveik ka pranuar kryerjen e sulmeve të 22 korrikut ku u vranë 8 njerëz nga shpërthimi i një bombe në Oslo dhe 69 të tjerë në një kamp rinor në ishullin Utoja.

Policia norvegjeze u kritikua se nuk arriti më shpejt në ishull, mbasi u dëgjuan të shtënat e para. Kritikët thonë se ndërhyrja më e shpejtë e policisë mund të kishte shpëtuar jetë njerëzish.

Komisioni hetimor do të punojë i pavarur nga qeveria dhe do të paraqesë raportin e tij në gusht të vitit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG